Momenti dramatik kur demi godet burrin 45-vjeçar në një festival në Spanjë

Një burrë 45-vjeçar u godit për vdekje nga një dem gjatë një festivali në lindje të Spanjës.

Fun

06/07/2015 23:39

Burri mund të shihet mjaft qartë në videon tronditëse duke luftuar për jetën e tij, video kjo e regjistruar nga një spektator në festivalin St Pere, në Grado de Castellon në bregun lindor.

Shokët e tij mund të shihen në video teksa zvarriten në bishtin e demit, duke provuar të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar shokun e tyre, transmeton Lajmi.net.

Por, demi vazhdon ta ndjekë burrin rreth sheshit të qytetit, para se ta ‘fluturojë’ atë në ajër.

Videon nga kjo ngjarje mund ta shihni më poshtë – por kujdes, pasi ka pamje të rënda: