Momentet prekëse kur nënat braktisnin fëmijët e tyre

Në Kinë janë ndërtuar qendra speciale për fëmijët e braktisur, në mënyrë që të mos i lënë fëmijët në mes të rrugëve. Këto janë foto prekëse të realizuara në disa prej momenteve kur prindërit i kanë dërguar fëmijët aty.

Bota

02/04/2014 23:09

Kina është vendi në të cilën të braktisësh fëmijë është e paligjshme, me ç’rast prindërit i linin fëmijët nëpër rrugë.

Kështu, para disa muajve janë ndërtuar qendrat të quajtyra ‘Streha të Fëmijëve’, ku braktisen fëmijët që janë kryesisht vajza dhe fëmijë me aftësi të kufizuara.

Por, qendra në Guangzhou është mbyllur pas dy muajve pasi që numri i fëmijëve arriti deri në 262 fëmijë të braktisur.

Këto janë disa foto të momenteve kur prindërit braktisnin fëmijët e tyre dhe reagimet emocionuese të tyre.