Momentet më të turpshme të fytyrave publike në vitin 2015 (FOTO)

Personat e famshëm janë shumë ndryshe nga ne në shumë mënyra – por edhe ato më të kërkuarit mund të kenë momente të turpshme.

ShowBiz

31/12/2015 20:36

Viti 2015 ka qenë i mbushur me to.

Që nga gabimi trashanik në X Factor i Olly Murs e deri tek komenti rreth gotës së Demi Lovato, këtu janë momentet më të turpshme të të famshmëve në 12 muajt e kaluar.

Takimi i John Travolta me Idina Menzel në Oscars

1

Kur John Travolta e shqiptoi Idina Menzel si “Adele Dazeem” gjatë ceremonisë së Oscars 2014, ne menduam se ai asnjëherë më nuk do ta tejkalonte këtë moment.

Kjo deri sa aktori mbërriti në Oscars 2015 dhe vendosi që ajo kishte nevojë për një masazh të fytyrës në skenë, derisa po i kërkonte falje për gabimin e tij.

Pjata e preferuar e Demi Lovato

E shkreta Demi bëri  një dështim epik në muajin shtator, kur dha një intervistë të mahnitshme me një Dj gjermane, e cila e pyeti se cila është pjata (ushqimi) i saj i preferuar.

Këngëtarja 23 vjecare e keqkuptoi pyetjen dhe filloi të flasë rreth asaj se pse asaj i pëlqejnë gotat me mbajtëse.

“Më pëlqejnë gotat me mbajtëse sepse janë shumë të rehatshme në duart tuaja dhe mbajnë gjëra të nxehta, të cilat nuk ju duhet t’i prekni”, është përgjigjur ajo.

Demi më vonë përmes një cicërime për 30 milionë ndjekës të saj në Twitter shkroi se ajo ishte vetëm një shaka.

“Për të gjithë ju që menduat se unë e keqkuptova pyetjen – qartësisht nuk e kuptoni sensin tim të humorit”, u shpreh ajo, transmeton Klan Kosova.

Rrëzimi i Madonnës në skenë

Kur Madonna është zvarritur nga pelerina e saj gjatë performancës së Brit Awards 2015, të gjithë menduan se ajo do të shpërthente në zemërim.

Pop këngëtarja e menaxhoi situatën në mënyrë mjaft të qetë, por nuk mund ta imagjinojmë se sa ajo ishte e kënaqur nga rrënia, e cila është transmetuar drejtpërdrejt në televizion.

Gabimi trashanik i Olly Murs gjatë eliminimit

Olly i shkretë u detyrua të kërkonte falje përmes rrjetit social Twitter, kur ai aksidentalisht zbuloi se Monica ishte e eliminuara nga X Factor, para se të dilnin rezultatet.

Prezantuesi shkroi se “ai ishte ende duke mësuar dhe shpresonte që kjo nuk do të ndodhte më”.

“Incidenti” i Victoria Beckham

vic

E famshmja Posh e “Spice Girls”, ka mbetur me fytyrë të skuqur gjatë këtij viti, kur është parë duke u larguar nga ahengu në Londër me një pamje të dyshimtë në mes të këmbëve të saj.

Victoria më pas foli rreth këtij incidenti duke thënë: “ U kënaqa shumë në atë aheng”.