Momentet më kryesore të përballjes All Star Game

All Star Game mbrëmë kishte fjalën kryesore në basketboll.

Sport

18/02/2019 09:49

Basketbollistët më të mirë në NBA, por emra të mëdhenj morën pjesë në ndeshjen më të madhe në basketboll.

Në “Spectrum Center” të Charlotte u luajt All Star Game 2019, që përkon me edicionin e 68-të të sfidës së ekzibicioniste mes më të mirëve të NBA, përcjell lajmi.net.

Skuadra e LeBron James përballë ekipit të Giannis Antetokounmpo. Një përballje e mbyllur mes fishekzjarrësh, e fituar 178-164 nga formacioni i Lebron, që e bëri diferencën në 6 minutat e fundit.

Sfida nisi në shenjën e Giannis Antetokounmpo, që shënoi pikët e parë, me skuadrën e tij që mori kryesimin duke shkuar deri +20 pikë në fillim të periodës së tretë, por duke përmirësuar lojën mbrojtëse dhe duke qenë të saktë nga përtej harkut me emra të tillë si James Harden, Bradley Beal, Klay Thompson e Damian Lillard skuadra e LeBron arriti ta rikuperonte diferencën dhe në minutat e fundit falë MVP së All Star Game 2019 Kevin Durant, që shënoi 3 pikë në total, fitoi me 14 pikë diferencë.

Antetokounmpo ishte më i miri për skuadrën e tij me plot 38 pikë dhe 11 “rebound”, ndërsa Joel Embiid gjithashtu realizoi “doble-double”, 10 pikë e 12 “rebound”.

Më poshtë mund të shikoni moment më kryesore të ndeshjes. /Lajmi.net/

YouTube player