Momentet e pahijshme të liderëve

Liderë botërorë ishin të ceremoninë përkujtimore për nder të Nelson Mandelës. Shkuan t’i bënin nder. Por aparatet fotografike u treguan të pamëshirshme. Shumë nga ta u zunë në momente të pahishme.

Bota

10/12/2013 18:40

Secila ngjarje për t’i dhënë lamtumirën një figure globale është gjithmonë një vallëzim diplomatik.

Ajo përshkohet me tensione. Mbizotërojnë gjestet oportuniste.

Shërbimi memorial për Nelson Mandelën sot nuk përbënte përjashtim. Prej më shumë se 100 krerë apo ish krerë të shteteve dhe qeverive, ajo i bëri bashkë si miqtë ashtu edhe armiqtë.

Ndoshta gjesti më i arritshëm , në frymën e asaj që ka bërë Mandela për pajtimin, erdhi nga Barack Obama.

Shtrëngimi i duarve me Presidentin e Kubës, Raul Castro ndoshta ishte një kapje e qëllimshme e momentit, pas raporteve të këqija ndërmjet SHBA’ve dhe Kubës në gati 50 vjetët e fundit.

Gjiashtu në frymën e asaj që Mandela la si trashëgimi, Presidenti aktual dhe ai i mëparshmi i Francës, Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy, dy rivalë të mirënjohur, erdhën tok.

Por shija e hidhur e raporteve ndërmjet tyre nuk ëshët zhdukur tërësisht. Sarkozy refuzoi të marrë një ulëse në aeroplanin presidencial të Hollande. Dhe në stadium, edhe pse të dy ishin krah për krah, ata gjithnjë shikonin në drejtime të kundërta.

Katër Kryeministra britanikë ishin aty. David Cameron, Gordon Brown, Tony Blair dhe John Major. Thuhet se është hera e parë në shumë vjet që të gjithë Kryeministrat britanikë që janë gjallë kanë udhëtuar jashtë në të njëjtën ngjarje.

Në stadium, megjithatë, James Cameron, nuk denjoi të ulej afër Blair dhe Brown.

Mungoi Vladimir Putin. Ndoshta ai ishte tepër i zënë, pasi të enjten do t’i adresohet kombit me një fjalim. Megjithatë, ai nënshkroi në një libër ngushëllimi në Moskë dhe e krahasoi Mandelën me Gandin.

Edhe më keq, Kryeministri i Cekisë, Jiri Rusnok u kap në mikrofon duke u ankuar se udhëtimi në Afrikë të Jugut do t’i pengonte atij agjendën tepër të zënë.

Ai kërkoi falje për komentet e tij, por dëmi tashmë ishte bërë. Nuk erdhi vetë, por e dërgoi Ministrin e Jashtëm.

(BBC)