Momentet e fundit të jetës së Xheneta Gashit (VIDEO)

Klan Kosova ka arritur t’i sigurojë disa video ekskluzive ku shihet vogëlushja Xheneta Gashi duke buzëqeshur në praninë e vëllait të saj binjak me të cilin luante çdo ditë para shtëpisë së saj, ku edhe gjeti vdekjen.

Lajme

16/06/2016 18:20

Për vdekjen e saj qytetarët e Prizrenit mbajtën edhe protestë të mërkurën ku kërkonin përgjegjësi penale për vdekjen e tre vjeçares.

Çdo person që dëshiron t’i ndihmojë nënës së Xhenetës, Lirije Gashit dhe vëllait të saj binjak Dashnimit për t’i siguruar atyre një shtëpi mund të bëjë këtë duke kontribuar në numrin e kësaj xhirollogarie: 150 200 100 373 6579 në Raiffeisen Bank

Për më shumë detaje mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Kushtrim Sadiku.

YouTube player