Momente tejet qesharake, burri i dehur përleshet me vetveten (Video)

Pamje qesharake janë publikuar online, kur një person i dehur, përleshet me reflekset e veta.

Fun

28/05/2016 15:02

Në pamundësi për ta njohur veten, për shkak që kishte konsumuar shumë alkool, ai fillon të godas dhe bërtas drejtë personit ‘tjetër’ e që ishte vetë ai, transmeton lajmi.net.

Skenat qesharake janë filmuar nga një person i cili në atë kohë gjendej në dyqanin Lutsk në Ukrainë. “Hej mund të kaloni. Ju thashë mund të kaloni”, bërtet ai ndaj hijes së vet.

“Çfarë? A po bëni shaka me mua? Ju thashë, mund të shkoni. Çfarë je ti, një idiot?”, vazhdon ai të bërtas, duke mos kuptuar për asnjë moment se nuk ishte asnjë person tjetër përballë tij, përveç imazhit të tij në pasqyrë./lajmi.net