Momente të veçanta nga dasma e Gjikos dhe Elitës

Mbrëmë çifti i famshëm i estradës, Gjiko dhe Elita i kanë dhënë fund beqarisë.

ShowBiz

22/09/2018 08:11

Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni luksoze në “White Garden Events”, shkruan lajmi net.

Ceremonia ishte organizuar në mënyrë perfekte, ku çifti ishin përkujdesur që çdo gjë të dukej për mrekulli.

Dekori, ambienti dhe i gjithë vendi rrëmbyen vëmendjen e të gjithëve, me detajet që ata zgjodhën të bënin të veçantë dasmën.

Përpos këtyre, të ftuar ishin mbi 700 veta përfshirë miq dhe familjarë të dyshes, teksa nuk munguan as emrat e famshëm të estradës.

Ledri Vula, Skerdi, Ermal Fejzullahu, Lumi B, Edi Furra, Kida, Ariana Fejzullahu, Butrint Imeri, Ylli Limani, Meda dhe Mc Beka ishin ndër të ftuarit.

Të gjithë sollën imazhe dhe video të llojllojshme, teksa po mbretëronte një atmosferë e mahnitshme. Karakteristikë e ceremonisë ishte edhe torta në formë engjulli, ku kështu nuk kishim parë asnjëherë.

Vlen të ceket se Elita dhe Gjiko u kurorëzuan nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. /Lajmi.net/