Momente qesharake, të frikshme dhe të paharrueshme me dem (Video)

Të hysh në "rrethin e vdekjes" dhe të luash me "vrasësin", duhet të keni shumë guxim.

Fun

28/12/2016 13:58

Shumë të rinjëve ky guxim nuk u ka munguar, përkundrazi, ai madje ka tejkaluar limitet, shkruan lajmi.net.

Shpejtësia me të cilën kanë lëvizur, krahas me demin, ka qenë e madhe, mirëpo jo çdo herë ka rezultuar me sukses.

Njerëzit në ikje nuk e kanë parë veten se si hidhen jashtë rrethojave për t’ju shpëtuar brirëve të demit, e të tjerë janë shtrirë e janë hedhur në ajër nga vet ai dem.

Mirëpo, momente të paharrueshme mund të ndodhin në këtë arenë lufte, nëse keni të dashurën të atillë që e pëlqen këtë fushë dhe këtë kafshë.

Një burrë i ka propozuar martesë një gruaje në këtë arenë dhe ajo ka pranuar.

Shikoni momentet nga më qesharaket me njerëzit dhe demin. /Lajmi.net/

YouTube player