Momente nga hedhja e gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit (Video)

Kuvendi i Kosovës edhe sot nuk ka mundur t’i fillojë punimet në mënyrë të rregullt.

Lajme

14/12/2015 11:21

Seanca ende e pa filluar është ndërprerë, pasi deputetët opozitarë kanë hedhur gaz lotsjellës.

Me këtë rast kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka urdhëruar ndërprerjen e seancës dhe shkuarjen në pauzë.

Ai ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë së Kuvendit, ku do të vendoset se si do të procedohet më tutje.

Kuvendi sot ka paraparë të diskutojë leximin e dytë të Buxhetit për vitin 2016. /lajmi.net

YouTube player