Moment shokues, repisti 19-vjeçar nokautohet me një grusht në fytyrë gjatë performances (Video)

XXXTentacion ishte duke performuar në Observator kur u sulmua

Fun

08/06/2017 19:54

Sulmuesi është i panjohur, por thashethemet e lidhin me një rival të vjetër bashkvendas, transmeton lajmi.net.

Pas atij sulmi ndodhi grinjde masive ku u perfshin të pranishmit dhe sigurimi.

Ky ishte momenti shokues kur repisti “fluturoi” gjithë skenën gjatë koncertit të merkurën mbrema duke shkaktuar aty një grindje masive.

XXXTentacion ishte në mes të turmës kur sulmuesi “leshoi” drejt tij një grusht të fort në fytyrë duke e nokautur atë në dysheme dhe duke e lëneë pa vetëdije. Njerëzit e sigurimit rrethuan sulmuesin, gjersa turma u bashkua për të krijuar një masë kaotike të tensionuar.

Repisti ishte pothuajse i pavetëdijshëm për një minut, por nuk përjetoi dëmtim të metutjeshëm, ai më pas i foli turmës për t’iu treguar se ishte i gjallë.

Repisti Jahseh Dëayne Onfroy ,19, ishte duke performuar ne Observatory në San diego , në “shtëpinë” e njërit prej rivaleve të tij Rob Stone, i cili sipas disa komentuesve qendron pas këtij sulmi.

XXX më vonë përdori rrjetin social Twitter për të hedhur akuza kundrejt organizatorëve që lejuan që ky sulm të ndodh. /Lajmi.net/