Moment shokues, i pandehuri vritet në gjykatë – Lajmi.net
Moment shokues, i pandehuri vritet në gjykatë
Autori: Lajmi.net Fun 11:03, 13 March 2018
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një gjykatë në ShBA gjatë një seance gjyqësore. Një i pandehur  sulmoi dëshmitarin me një stilolaps për ta vrarë, i cili qëllohet për vdekje nga një polic në sallën e gjyqit.

 

Pamjet tregojnë të gjithë ngjarjen dhe kohën e shkurtë në të cilën ka ndodhur gjithçka.

Në video shihet një zëvendës marshall në ShBA, që merr armën nga brezi dhe hap zjarr ndaj 25-vjeçarit duke e lënë të vdekur. I gjithë incidenti zgjat rreth 24 sekonda.

Sulmuesi ishte në paraburgim, por arrin që t’i shpëtojë kontrollit policor vetëm në pak sekonda, gjatë të cilave tentoi të ekzekutonte planin e tij për të sulmuar dëshmitarin.

Familja e sulmuesit 25-vjeçarit ka hedhur në gjyq marshallin për përdorim force të tepruar.

Sipas tyre, nuk ishte e nevojshme që ta vrisnin për shkak se në momentin që u qëllua, dëshmitari ishte larguar dhe nuk kishte rrezik për të.

Ai ishte akuzuar për sulme ndaj dy oficerëve federalë dhe për vrasjen me armë zjarri të njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur më 21 prill 2014 por videon është publikuar vetëm tani për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO