Moment i tmerrshëm, gruaja në njërën dorë mezi mban fëmijën, me tjetrën pi birrë (Video)

Një turiste australiane është filmuar duke pirë birrë me njërën dorë, kurse në dorën tjetër mezi mbante fëmijën e saj.

Fun

29/06/2018 21:47

Videoja, e cila u shfaq të premten, tregon gruan që po shikon në det, ndërsa ajo qëndron në kuvertë në Single Fin, një klub plazhi popullor me pamje fantastike nga Uluwatu në Indonezi.

Me fëmijën në gjendje të vështirë në krahun e majtë, ajo mban birrën me të djathtën dhe duket se mbaron shishen Bintang 620ml me një gojë të shpejtë, transmeton lajmi.net.

 

Videoja ka mbuluar internetin, dhe kjo grua asutraliane është kritikuar jashtëzakonisht shumë për këtë veprim aspak të mirë prindror. /Lajmi.net/