Moment i sikletshëm për modelen e njohur, i zhvishet fustani në tapetin e kuq

Parakalimi i yjeve në tapetin e kuq, në çdo ceremoni përcjellet me vëmendje të madhe nga publiku dhe paparacët.

ShowBiz

22/05/2018 08:21

Por, jo çdo herë shkon gjithçka në rregull, ngase në shumë raste kanë ndodhur incidente me veshjen e yjeve në këto evente, shkruan lajmi.net.

Ashtu ka ndodhur edhe së fundi me modelen Yulia Rybakova, e cila ishte e pranishme në një prej netëve të festivalit të Kanës, meqë rast kishte zgjedhur një fustan të kuq, të gjatë në pjesën e pasme.

Derisa po parakalonte, modelja fotografohej nga paparacët, por në një moment bishti i fustanit ngelet nën këmbën e një personi dhe çdo gjë shkon si mos më keq.

Gjysma e fustanit i zhvishte nga trupi, që e bëri modelet të mbetet e skuqur në skenë, por incidenti u evitua shumë shpejt ngase u ndihmua që ta rregullonte fustanin. /Lajmi.net/

YouTube player