Moment i pabesueshëm: I drejton armën në kokë, por reagimi i punonjësit ka habitur të gjithë (Foto/Video)

Gjatë një grabitje të armatosur në një Jimmy Johns, që njihet për rrjetin e lokaleve ushqimore, një arkëtarit i drejtohet arma në kokë për t'i dhënë paratë grabitësit

Fun

28/04/2017 19:21

Dyqani i sanduiçëve në Kansas City, Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte duke punuar sikurse ditët e tjera kur papritmas një grabitës hyn në lokal dhe i drejton revolën punonjësit, shkruan Daily Mail, trasnmeton lajmi.net.

Mirëpo ajo që ka habitur të gjithë ata që e kanë parë këtë video është reagimi i punonjësit, i cili në mënyrën më të qetë të mundshme i jep paratë grabitësit dhe ai largohet nga vendi i ngjarjes.

Në situata të njëjëta shumë persona, pothuajshe të gjithë krijojnë panikë, por ky për dallim nga ta tregoj një qetësi mjaft të habitshme.

Disa spekuluan se ndoshta arsyeja pse arkëtari nuk dukej i shqetësuar ishte se ai e dinte se grabitësi nuk do t’a qëllonte.

Policia është vënë në kërkim të njeriut i cili shihet shumë qartë në kamerat e lokalit. /Lajmi.net/