Moment i pabesueshëm, fëmija kërkon të ecë menjëherë pas lindjes (Foto/Video)

Kjo foshnje e porsalindur sfidon besimin e infermierëve dhe gravitetin për të ecur në këmbët e veta të vogla vetëm pak minuta pas lindjes.

Fun

29/05/2017 14:16

Punonjësit e tronditur të spitalit në Brazil, duket se po e ndihmonin vajzën e vogël që të ecte, transmeton lajmi.net.
‘O im zoti, vajza po ecën! ‘

‘Prisni më lejoni të filmoj këtë,’ një tjetër person në dhomë mund të dëgjohet duke thënë.

Mamia në video shpjegon se ajo ka qenë duke u përpjekur për t’i dhënë fëmijës një banjë, por fëmija thjesht dëshiron të ngrihet dhe të ecë.

Vullneti i saj i pabesueshëm dhe fuqia super-fëmijë do të bënin që personazhet e animuara në Baby Boss dhe Stewie në Family Guy të duken më të besueshëm se ato mund të kenë shfaqur më parë.

Video e mrekullueshme u ngarkua në mediat sociale të premten. /Lajmi.net/