Moment i frikshëm, gjarpri i gjatë 5 metra, gjendet brenda murit të dhomës

Ky është një moment i frikshëm kur një piton i gjatë prej 5 metrash është kapur brenda murit të dhomës.

Fun

15/03/2018 12:00

Somchai Subdang, 45 vjeç, ishte duke shikuar TV të martën pasdite kur dëgjoi një tingull të çuditshëm që dilte nga muri.

Ai vuri veshin në mur për të hetuar dhe u be i befasuar kur ndëgjoi zhurmën që po dilte nga muri.

Z. Subdang pastaj përdori një çekiç për të thyer murin ku gjarpri masiv u gjet i mbështjellur, transmeton lajmi.net.

Z. Subdang tha: “Unë nuk kam frikë nga gjarpërinjt, por ka mundur që ai të dilte nga muri dhe të binte mbi mua sa unë jam duke fjetur në këtë dhomë.

‘Jam i zhgënjyer që do të duhet ta rregulloj shtëpinë tani. Por kjo është më mirë sesa të kesh një gjarpër që fshihet në shtëpi. ‘

Python u fut në një thes dhe u larguan për t’ia dorëzuar punëtorëve të kafshëve të egra në rrethin e Thung Khru të qytetit të cilët e lanë atë përsëri në natyrë. /Lajmi.net/