Moment i dhimbshëm, elefantët tentojnë të sjellin përsëri në jetë elefantin e vogël që po vdiste (Foto/Video)

Pamje vërtetë e dhimbshme shihet kur një grup i elefantëve shihet duke u përjpekur të kthejë përsëri në jetë një elefant të vogël po po vdiste.

Fun

19/07/2017 18:55

Pamjet e xhiruara në Zimbabve të këtyre elefantëve kanë prekur zemrat e miliona nejrëzve që e kanë parë këtë filmim, transmeton lajmi.net.

Elefanti i vogël i cili ishte goditur nga një makinë ka vdekur edhe pse tufa tjetër e elefantëve të mëdhenj përpiqen më kot që t’a kthejnë atë përsëri në jetë.

Dy kafshët të cilat, përpiqen më shumë sesa të tjerat duket se janë prindërit e këtij elefanti të vogël, dhe përpiqen që t’a ngrisin përsëri në këmbë.

Ata arrinë t’a largojnë nga rrugë duke e tërhqeur dhe duke e shtyer dhe bije në një gropë afër rrugës. /Lajmi.net/