Moment emocionues kur fëmija sirian shpëtohet teksa lundronte mbi det (Video)

Ky është një moment shumë emocionues kur një peshkatar  turk arrin të shpëtojë jetën e një djali të vogël i cili gjendej mbi ujë.

Bota

23/10/2015 19:48

Fëmija 18 muajsh gjendej mbi ujin e detit duke lundruar teksa kishte të veshur një xhaketë jetëshpëtuese në detin  e qytetit Aydin.

Mediat lokale raportojnë se dy anije u përmbyten në incidente të ndara, njëra në detin Egje  duke bartur refugjatë nga Turqia drejt Greqisë.

Raportohet po ashtu se dy refugjatë kanë vdekur, dhe 31 të tjerë  ende janë të pagjetur pas incidentit, shkruan TheMirror, transmeton lajmi.net.

15 persona u shpëtuan nga deti në njërën nga anijet.

Pamje të rënda të shpëtimit të foshnjës sirian u publikuan sot./lajmi.net.

YouTube player