Molliqaj: VV-ja dhe LDK-ja nuk e kanë guximin për ta rrëzuar qeverinë, i njoh shumë mirë

Dardan Molliqaj flet edhe për protestën e Vetëvendosjes

Lajme

01/10/2018 21:49

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se as Vetëvendosje dhe as LDK nuk kanë strategji dhe guxim për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës.

Molliqaj ka thënë se Vetëvendosjen e njeh për së afërmi, e po ashtu edhe LDK-në – dhe sipas tij – që të dyja hezitojnë që të përballen seriozisht me Qeverinë Haradinaj,

“Përkundër dëshirës dhe vullnetit për ta rrëzuar Qeverinë, VV dhe LDK i kanë dy probleme. S’kanë fare strategji. S’e kanë as guximin. As Vetëvendosje, e as LDK nuk e kanë guximin me u përball me Qeverinë aktuale. Në regjimet gjysmëautoritare, ku ka kriminelë, banda etj, kjo punë pa guxim nuk bëhet. Prejse është themelua kjo Qeveri nuk ka ndonjë përballje serioze me të”, tha Molliqaj në Klan Kosova.

Molliqaj ka folur edhe për protestën e Vetëvendosjes, ku nuk u ftua PSD.