Molliqaj thotë se përgjegjësinë për arrestimin e qytetarëve turq duhet kërkuar te Thaçi

Deputeti nga radhët e grupit të pavarur, Dardan Molliqaj në debatin për arrestimin e gjashtë qytetarëve turq, dhe depërtimin e tyre në Turqi, ka thënë se përgjegjësinë për këtë rast duhet lypur tek presidenti Hashim Thaçi.

Lajme

04/04/2018 15:05

Ai ka thënë se nuk beson që i pari i vendit, si dinak në politikë që është ka bërë shkelje ligjore me këtë veprim, por sipas tij, Thaçi i ka shërbyer Erdoganit.

Molliqaj në fjalimin e tij, është shprehur se rrymat mes Gylenit dhe Erdoganit janë bërë arenë edhe në Kosovë

“Jam i bindur që Hashim Thaçi i ka bërë favor Erdoganit. Përgjegjësinë për këtë rast duhet lypur tek presidenti Hashim Thaçi”, tha Molliqaj./Lajmi.net/