Molliqaj reagon pas letrës së prokurorit që po hetonte veteranët mashtrues

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar pas pretendimeve të ish-prokurorit Elez Blakaj, lidhur me pengesat që atij ia kishin bërë krerët më të lartë të Prokurorisë së Kosovës, teksa ai ishte duke e hetuar fryerjen e listave të Veteranëve.

Lajme

21/08/2018 20:25

Molliqaj ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë drejtësi pa çlirimin e shtetit nga kriminelët që e kanë kapur

Ai ka shtuar se “Afera “Pronto” kishte faktuar atë që tashmë e dinim: sistemi i drejtësisë dhe shteti në përgjithësi janë kapur nga një grup kriminel që po drejton pushtetin”.

“Afera “Pronto” kishte faktuar atë që tashmë e dinim: sistemi i drejtësisë dhe shteti në përgjithësi janë kapur nga një grup kriminel që po drejton pushtetin. Rasti i fundit i manipulimit me listat e veteranëve, e pastaj i kërcënimit të prokurorëve që tentuan ta zbardhin këtë manipulim, tregoi sërish këtë të vërtetë. Në Kosovë nuk do të ketë drejtësi pa çlirimin e shtetit nga kriminelët që e kanë kapur. E çlirimi i shtetit do të ndodh vetëm pas një angazhimi gjithëshoqëror për një model të ri qeverisje me drejtim të ndryshëm politik dhe socioekonomik”, ka shkruar Molliqaj.