Molliqaj: Prokurori në rastin e aktivistëve të VV-së e ka katandisur veten

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka duke komentuar disa foto që janë bërë ndaj prokurorit të rastit ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes, ka thënë se ai është në gjendje të rëndë për shkak të falsifikimeve  dhe akuzave të pabazuara.

Lajme

30/03/2017 15:54

Ai në një postim në facebook ka shkruar ka thënë se këtij rasti do ti shkojnë deri në fund dhe se dikush do të jep përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharitn në burgun e Prizrenit.

Postimi i plotë i tij:

Ky është prokurori i rastit të montuar politik ndaj aktivistëve.

Fjalimi i aktivistit Frashër Krasniqi i cili me fakte e shkatërroi secilin “fakt” që ky prokuror e ka paraqitur deri tash, e vuri këtë të fundit në siklet aq shumë, saqë siç shihet edhe në fotografi, duket se prokurori është në gjendje të rëndë për shkak të falsifikimeve dhe akuzave të pabazuara. Prokurori e ka katandisur vetën aq shumë e aq keq, saqë më nuk mundet as të tërhiqet, e as të vazhdoj.

Por ne do t’i shkojmë këtij rasti deri në fund. Dikush duhet të jep përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit, dhe përgjegjësit kryesor janë ata që dhanë urdhëra për arrestimin e tij edhe pse nuk e kishin as edhe një fakt.

#DrejtesiPerAstritin #LiriPerAktivistet

P.S. Fotografitë janë të dërguara nga një gazetar prezent në gjykim/ Lajmi.net/