Molliqaj: Prokurori i rastit të aktivistëve të VV-së është shkelës i ligjit (Foto)

Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj pretendon se prokurori Abdurrahim Islami i cili është duke u marrë me rastin e aktivistëve të Vetëvendosjes për akuzën e sulmit ndaj Kuvendit, është shkelës i ligjit dhe uzurpues i hapësirës publike.

Lajme

07/02/2017 19:32

Ai me anë të një postimi në facebook e ka akuzuar sistemin e drejtësisë në Kosovës, duke thënë se shkelësit e ligjit dhe kriminelët e tregtisë me toka janë bërë prokurorë dhe gjykatës.

“Kur ne flasim për kapjen e sistemit të drejtësisë, ky është një prej shembujve. Sistemi aktual i drejtësisë i ka mbledhur shkelësit e ligjit, uzurpuesit e pronave, kriminelët e tregtisë me toka, etj. dhe i ka bërë prokurorë e gjykatës. Kështu, i ka nën kontroll dhe i përdorë për të përndjekur këdo që i zë rrugën klanit Pronto”, ka shkruar Molliqaj në facebook.

Lexo postimin e plotë:

Fotoja më poshtë dëshmon që prokurori Abdurrahim Islami i cili po i përndjekë aktivistët tanë në rastin e montuar për terrorizëm, është vetë shkelës i ligjit dhe uzurpues i hapësirës publike.

I njëjti prokuror e ka mbajtur për 5 muaj në burg aktivistin Trim Gashi nën akuzën për atentat ndaj Kryeministrit. Pas 5 muajsh burg është dëshmuar pafajësia e Trimit.

Kur ne flasim për kapjen e sistemit të drejtësisë, ky është një prej shembujve. Sistemi aktual i drejtësisë i ka mbledhur shkelësit e ligjit, uzurpuesit e pronave, kriminelët e tregtisë me toka, etj. dhe i ka bërë prokurorë e gjykatës. Kështu, i ka nën kontroll dhe i përdorë për të përndjekur këdo që i zë rrugën klanit Pronto.

E neve na thonë që duhet t’i besojmë sistemit aktualt të drejtësisë!

P.S. Presim nga prokurori Abdurrahim Islami që të dalë me një shpjegim publik ku i pranon ose e argumenton të kundërtën rreth këtyre informatave që na janë dërguar nga një qytetar i Ferizajt.