Molliqaj nuk ndalet, thotë se njerëzit si Grabovci do t’i tërheqin zvarrë

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, duke folur për situatën aktuale politike, ka thënë se beson që “kjo shoqëri të ecë përpara, njerëzit që e kanë kapur shtetin, janë deri në fyt me korrupsion dhe nepotizëm”.

Lajme

25/08/2016 23:23

“Jemi këtu si Lëvizja Vetëvendosje, për të siguruar qytetarët se bandat kriminale si Grabovci dhe të tjerët, jo vetëm që do të arrestohen, por do të ngrehen zhag dhe do të ju konfiskohet e gjithë pasuria”.

Molliqaj është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka guximin dhe vullnetin, ashtu si edhe gatishmërinë dhe entuziazmin që këta kriminelë t’i dërgojë në burg.