Molliqaj: Kurti nuk e përjashtonte një koalicion me PDK-në

I plotësuar: Dardan Molliqaj duke folur për zhvillimet në Vetëvendosje ka thënë se ndihet keq për atë se çfarë po ndodhë.

Lajme

14/12/2017 21:17

Dardan Molliqaj është shprehur se njëra nga arsyet e mospajtimit me Albin Kurtin  ka qenë edhe PDK.

Ai ka treguar në Klan Kosova  se Kurti ka thënë se duhet ta diskutojmë edhe mundësinë e kolacionin me PDK-në, pasi sipas tij ndërkombëtarët po duanë që PDK të jetë në pushtet.

“Albin Kurti e ka lënë si të hapur mundësinë që të ketë koalicion më PDK-në. Për mu kjo është vijë e kuqe”, ka thënë Molliqaj, përcjell lajmi.net.

————–

Molliqaj: Kurti kishte shqetësime se dua të bëhem kryetar i Vetëvendosjes

Ai ka thënë se Kurti ka pas shqetësime se kamë pretendime për të qenë kryetar i Vetëvendosjes.

“ Me kanë treguar se Albni e ka një shqetësim se unë kam pretendime për të marrë kreun e Vetëvendosjes”, ka thënë Molliqaj në Klan Kosova.