Molliqaj e quan të vonuar vendimin për zvogëlimin e mëditjeve nga udhëtimet zyrtare

Deputeti nga rradhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e ka quajtur të vonuar vendimin e Ministrisë së Financave për nivelizimin e mëditjeve nga udhëtimet zyrtare.

Lajme

20/06/2018 17:34

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj tha se ky vendim ka mundur të realizohet shumë më herët dhe jo një ditë pas iniciativës së partisë së tij.

Ky është postimi i plotë i Molliqajt në Facebook:

Dje, në emër të PSD-së, propozova një interpelancë për ndërrimin e sistemit të meditjeve dhe shpenzimeve për udhëtimet zyrtare, ndërsa sot, ministri i financave paska marrë vendim për nivelizimin e këtyre tarifava.

Ky vendim kaq i vonuar ka mundur të realizohet shumë vite më herët e jo vetëm një ditë pas iniciativës sonë.

Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë të ndërmarrim iniciativa të ngjashme në mënyrë që paratë e taksapaguesve të mos keqpërdoren për luksin e pushtetarëve por të përdoren aty ku duhet për t’ua përmirësuar mirëqenien qytetarëve të Kosovës.

Pas publikimit të këtij vendimi, ne do t’i analizojmë në hollësi këto shuma në mënyrë që të sigurohemi që është në përputhje me standartet e jetesës në vendet përkatëse./Lajmi.net/