Molliqaj bën hajgare me LDK-në: Ja për çfarë na lutën Shala dhe Muhaxheri

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, e ka përqeshur sonte LDK-në dhe Avdullah Hotin.

Lajme

26/05/2017 00:00

Molliqaj ka treguar se si zyrtarët e lartë të kësaj, Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri kanë shkuar në selinë e VV-së për të kërkuar që mos të kritikohen gjatë fushatës zgjedhore.

“Kjo ishte kërkesa e vetme e tyre dhe asnjëherë nuk kemi negociuar për koalicion. Dhe normalisht ne nuk e kemi pranuar një kërkesë fëminore nga LDK-ja”, ka thënë Molliqaj në rtvdukagjini, transmeton lajmi.net.

“LDK-ja me Avdullah Hotin e ka të sigurt humbjen dhe realisht kërkesa ndaj nesh ka qenë që ata ta ruajnë vendin e dytë, duke e pranuar PDK-së si të parën. Avdullah Hoti nuk ka asnjë mundësi të fitojë, s’është lider e as nuk ka të kaluar. Atë ne si VV do të mund të bënim drejtor të ATK-së”, ka ironizuar Molliqaj.

Në anën tjetër ka pranuar se kanë qenë afër marrëveshjes me AKR-në e Behgjet Pacollit, por se në momentin e fundit ata nuk janë përgjigjur dhe gjithçka ka marrë fund. /Lajmi.net/