Mollët e rralla “fantazmë” shfaqen në pemë

A keni parë ndonjëherë një ‘mollë fantazmë’? Natyra ua ofron edhe një fenomen të ri.

Fun

13/02/2019 23:07

Një fermer në Amerikë ka fotografuar një bllok akulli në formën e frutit, transmeton lajmi.net.

Ndarja e fotografive në internet është mundësuar nga Andrew Sietsema nga Michigani, i cili tha se forma e çuditshme u shfaq kur shiu filloi të mbulonte mollët në kopshtin e tij.

Për shkak të temperaturave të ftohta, shiu ngriu përreth frutave, duke u dhënë formën e ‘mollave fantazmë’.

Andrew tha se mollët kanë nivel më të ulët të ngrirjes sesa uji, gjë që shpjegon se pse akulli kishte mbetur në degë. /Lajmi.net/