Molla, depo e vitaminave dhe mineraleve

Molla është me të vërtetë një depo e pasur me vitamina, minerale dhe substanca të tjera të vlefshme. Mësoni më shumë për veçoritë shëndetësore të mollës.

Lifestyle

02/10/2014 20:48

Thënja “Një mollë në ditë e mban doktorin larg” me siguri se nuk është e ekzagjeruar, pasi që molla fuqishëm është një depo me të vërtetë e pasur me vitamina, minerale dhe shumë substanca të tjera të vlefshme.

Në fakt, konsumimi i një molle është i lidhur me rrezikun e reduktuar për një numër të sëmundjeve, duke përfshirë kancerin, veçanërisht atë të mushkërive, si dhe sëmundjeve kardiovaskulare, astmës dhe diabtetit të tipit 2, transmeton Lajmi.net.

Molla është e pasur me vitaminë C dhe vitaminë E që kanë përmbajtje të ndryshme të më shumë se 7000 varieteteve të njohura.

Vitamina C dhe E janë antioksidantë të fuqishëm, të cilët ndihmojnë për të ndërtuar një sistem të fortë imunitar, luftimin e sëmundjeve kronike dhe ndikon në plakje të ngadalshme, transmeton Lajmi.net. 

Molla është gjithashtu një burim i shkëlqyer i fibrave që luftojnë sëmundje të ndryshme. Përmbajtja e saj e lartë e pektinit ndihmon për të ulur kolesterolin dhe vepron si laksativ duke ruajtur kështu balancin e zorrëve.

Molla e gatuar është e njohur edhe për lehtësimin e diarresë, dizenterit dhe kolit. Një mollë e madhe në ditë ka treguar se ka ulur nivelet e kolesterolit deri në 11%.

Molla e furnizon trupin tuaj me acid galakturonik, e cila e ul nevojën e trupit për insulinë dhe mund të ndihmojë në menaxhimin e diabetit.