Moldavianët zgjedhin: “BE-në apo Rusinë”

Në Moldavi qytetarët zgjedhin këtë të diel deputetët të cilët do të përfaqësojnë vendin në katër vjetët e ardhshëm.

Bota

30/11/2014 13:19

Moldavia, megjithatë, është thellësisht e ndarë: disa mbështesin fuqishëm integrimin evropian, ndërsa të tjerët favorizojnë lidhjet e afërta me Rusinë.

Sondazhet e fundit u kanë dhënë përparësi partive pro-perëndimore, por, pas zgjedhjeve, analistët parashohin pazarllëqe të ndryshme, raporton REL.

Kryeministri moldav, Iurie Leanca ka folur për gazetarët pasi ka votuar në Kishniev.

“Kam votuar për Moldavinë evropiane, për një Moldavi të drejtësisë dhe më të begatë”.

Përpara votimeve, një partie pro-ruse i është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje.