Mohon t’i ketë bërë 11 fëmijë për të përfituar financiarisht (Foto)

Një baba i njëmbëdhjetë fëmijëve i cili gjatë dhjetë viteve të fundit thuhet se ka përfituar shuma të majme të hollave nga shteti, ka deklaruar se nuk beson në përdorimin e mjeteve kontraceptive – edhe pse ka pranuar se qeveria britanike paguan për përkujdesen e fëmijëve të tij, shkruan DailyMail.

Fun

29/10/2015 15:32

Mohammed Salim dhe bashkëshortja e tij Noreen 40-vjeçe nga Rochdale i Anglisë, brenda një viti marrin plotë 27.000 funte si ndihmesë nga shteti për kujdesin e fëmijëve, transmeton lajmi.net.

58-vjeçari Salim thotë se nuk ndjehet aspak i papërgjegjshëm se ka sjellë në jetë kaq shumë pasardhës. Çifti bashkëshortor fëmijën e parë e sollën në jetë në vitin 19991, dhe prej atëherë ata janë bërë prindër edhe të dhjetë fëmijëve tjerë.

Babai 3Mohammed nuk pendohet aspak që ka krijuar një familje kaq të madhe, edhe pse sipas fjalëve të tij, “është qeveria ajo që paguan për kujdesin, ushqimin dhe veshmbathjen e fëmijëve”.

Sipas zonjës së shtëpisë, vetëm gjatë një jave ata shpenzojnë plotë 300 funte për shoping në gjëra esenciale.

Babai 4“Të kesh 11 fëmijë nuk është papërgjegjësi, ne nuk besojmë në mjete kontraceptive, ne thjesht po ndjekim urdhrin e parë të Perëndisë”, thotë Mohammed.

I zoti i shtëpisë i cili ka një familje 13 anëtarëshe që jetojnë në një shtëpi me katër dhoma dhe që shpesh udhëtojnë me mini-autobus, ka pranuar se dikur kishte punuar si mësuas, por gjatë dhjetë viteve të fundit po jeton një jetë të mirë falë asistencës shtetërore për 11 fëmijët e tij. (lajmi.net)

Babai 2