Mohamed Salah është i Juventusit

Juventus po përgatitet që në verë të bëjë një transferim rekord.

Merkato

17/02/2019 19:25

Juventus është duke e kërkuar me çdo çmim transferimin e Mohamed Salah nga Liverpooli.

‘Zonja e Vjetër’ e kërkon transferimin e sulmuesit egjiptian, ndërsa Cristiano Ronaldo ka dhënë dritën e gjelbër për ta marrë në Torino, përcjell lajmi.net.

Juventus është i gatshëm që të paguajë 200 milionë euro për transferimin e Salahut.

Liverpool refuzon ta shet egjiptianin, por që mund ta kërkojë Paulo Dybalan në marrëveshje.

Skuadra angleze e do argjentinasin në afatin e verës, andaj do të kërkoj edhe një shumë të parave për shkëmbimin e lojtarëve. /Lajmi.net/