Mohamed Lahouaiej Bouhlel i dyshuari për tragjedinë në Francë (Foto+Video)

Autoritetet franceze kanë identifikuar zyrtarisht autorin e sulmit tragjik në Nice të Francës, ku humbën jetën 84 persona. Ai është franko-tuniziani Mohamed Lahouaiej Bouhlel.

Bota

15/07/2016 12:29

Sipas mediave franceze, autori që u vra nga Policia është i moshës 31-vjeçare dhe ka shtetësi franceze, por me origjinë nga Tunizia.

Ai është rezident në Nicë dhe kamionin kishte vetëm pak ditë që e kishte marrë dhe regjistruar tek autoritetet.

Bouhlel rezulton se është person me të shkuar kriminale. Ai është akuzuar për disa sulme me armë, por kurrë nuk është gjendur një lidhje mes tij dhe ekstremistëve të ISIS.

Policia franceze ka bastisur ditën e sotme në mëngjes shtëpinë e tij, për të zbuluar për lidhje të mundshme me terroristët apo edhe për bashkëpunëtorë.

Nice-Attack (1) Nice-Attack French-police-forces-and-forensic-officers-stand-next-to-a-truck-that-ran-into-a-crowd-celebrating-t