Mogherni dhe Lavrov do diskutojnë luftën kundër ISIS në Beograd

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherni, u pajtua që të mërkurën të takohet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov në margjina të takimit të Këshillit Ministror të OSBE-së që do të mbahet në Beograd javën e ardhshëm, për të diktuar çështjet të rëndësishme në luftën kundër terrorizmit.

Bota

25/11/2015 23:45

Në një bisedë telefonike, Mogherini ia shprehu Lavrovit ngushëllimet për pilotin e vrarë të martën nga sulmi që Turqia e ndërmori ndaj një avioni rus, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Ajo gjithashtu ka nënvizuar rëndësinë e bashkimit të forcave për ta luftuar Shtetin Islamik dhe koordinimin e aksioneve.

Moghereni dhe Lavrov ranë dakord mbi nevojën për të ruajtur rrugën diplomatike për krizën siriane të hapur në Vjenë dhe të vazhdohet me kohën e pajtuar e vendosur në takimin e fundit të Grupit Ndërkombëtar për Mbështetje të Sirisë, që do të përbënte bazën më efektive për mposhtjen më të suksesshme të Shtetit Islamik në terren.