Mogherini viziton për herë të parë Moskën

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do të vizitojë Rusinë për herë të parë, pas tensioneve të këtyre të fundit me Ukrainën për Krimenë.

Bota

23/04/2017 19:43

 

Përfaqësuesja e BE-së do të takohet me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov ku do të diskutohet për politikën e jashtme sidomos në Siri, transmeton lajmi.net

Temat tjera të diskutimit do të jenë situata në Libi, procesi i paqes në Lindjen e Memse, Iran, Afganistan dhe konflikti në lindje të Ukrainës.

BE-ja ka vendosur sanksione kundër Rusisë për shkak të krizës në Ukrainë që nga viti 2014. /Lajmi.net/