Mogherini takon përsëri Thaçin e Vuçiqin në Bruksel

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka nisur takimin e saj në Bruksel me liderët e Ballkanit Përendimor.

Lajme

19/12/2018 14:28

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter nga zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq, raporton lajmi.net.

Në këtë takim po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ai i Serbisë,  Aleskander Vuçiq.

“Arritjet e këtij viti, zhvillimet e fundit si dhe diskutimi mbi të ardhmen janë temë e kësaj mbledhjeje”, bërë të ditur Koçijancic.

Ndërkaq,  para takimt, presidenti i vendit u ka bërë thirrje partive politike kosovare që të bashkohen rreth procesit të dialout, ngase sipas tij, vetëm të bashkuar mund të arrihet një marrëëveshje më e mirë./Lajmi.net/

Lexo edhe:

Thaçi u bën thirrje partive politike: Sa më të bashkuar, aq më mirë dalim në dialog