Mogherini: Shqipëria e Maqedonia hapin negociatat për përafrim në BE, Kosova duhet të presë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka rekomanduar që Këshilli i Evropës të hapë negociatat për përafrim me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Lajme

17/04/2018 15:47

Në publikimin e Raportit të Progresit, ajo ka thënë se me Kosovën do të vazhdojnë bashkëpunimin në marrëveshjen e MSA-së si dhe presin respektimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë.

Ajo ka theksuar se Mali i Zi dhe Serbia kanë pasur përparim në negociatat për anëtarësim.

“Kolegji sot ka votuar pakon e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë. Është interes yni që të kemi paqe dhe stabilitet në vendet në fjalë. Secili vend dhe partnerë vlerësohet për vlerësimet dhe meritat e veta. Ballkani Perëndimor është Evropë”, ka thënë ajo, raporton lajmi.net.

Mogherni ka konfirmuar vizitën e saj në Tiranë dhe në Shkup sot.

Ajo ka thënë se Komisioni ka propozuar hapjen për negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Për Kosovën ka thënë se duhet të vazhdohet procesi i dialogut me Serbinë.

“Muajt dhe vitet e ardhshëm do të jenë intensivë me sfida si gjithmonë në Evropë dhe në Ballkan por ne do të vazhdojmë”, tha tutje Mogherini. /Lajmi.net/