Mogherini: Përkundër vështirësive negociatat Kosovë-Serbi janë duke përparuar

Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini deklaroi se pavarësisht nga vështirësitë, ka pasur përparim në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës.

Lajme

21/02/2019 19:12

Mogherini tha për Politiko, se ajo e konsideron suksesin e saj më të madh  marrëveshjen bërthamore me Iranin, por vuri në dukje se nuk mund të harrojë punën në Ballkan.

“Pavarësisht nga të gjitha vështirësitë, po përparojmë negociatat mes Serbisë dhe Kosovës në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të mund t’i japim fund konflikteve në Ballkani”, tha ajo.