Mogherini mbledh në Bruksel liderët e Ballkanit

Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do të zhvilloj sot një darkë pune me liderët e vendeve të Ballkanit.

Lajme

19/12/2018 07:30

Në këtë takim që do të mbahet në mesditë, do të marr pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Zhvillimet e fundit mes dy shteteve do të jetë njëra nga temat e këtij takimi.

Në takim do të jenë të pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës, Denis Zvizdiq.