Mogherini ka filluar takimin me delegacionin nga Kosova (Video)

Maja Kocijançiq ka njoftuar se kanë filluar takimet mes përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogerini dhe delegacioneve kosovare dhe serbe.

Lajme

23/06/2015 13:35

Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, fillimisht është takuar me delegacionin serb i prirë nga kryeministri Aleksander Vuçiq, i cili ka përfunduar para pak çastesh. Ndërsa, aktualisht në zyrën e Mogherinit gjendet delegacioni kosovar, i kryesuar nga kryeministri Isa Mustafa.

Me të përfunduar takimet dy paleshe, ky raund i bisedimeve do të vazhdojë me takimin e përbashkët të ndërmjetësuar nga kryediplomatja e BE-së.

Temat që pritet të diskutohen sot do të jenë, Telekomi, Asociacioni i Komunave, Energjetika dhe “Parku i Paqes” në urën e lumit Ibër.