Mogherini inkurajon kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të përshpejtojnë drejt BE-së

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka organizuar një mbledhje informate me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Lajme

25/05/2017 00:05

Në këtë takim pjesëmarrës ishin kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, i Kosovës Isa Mustafa, kryeministri shqiptar Edi Rama, ai serb Aleksandar Vuçiq, Zoran Zaev i Maqedonisë dhe kryetari i këshillit të ministrave të Bosnje Hercegovinës, Denis Zvidiq ku diskutuan për perspektivën e rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, transmeton lajmi.net.

Të gjithë të pranishmit kanë konfirmuar angazhimin e tyre të plotë në vazhdën e punës për procesin e integrimit në BE.

Ata kanë përsëritur vendosmërinë e tyre dhe interesin e përbashkë në forcimin e bashkëpunimit për të sjellë rezultate në jetën e qytetarëve të rajonit.

Po  ashtu, theksuan angazhimin e tyre për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe thellimin e mirëkuptimit rajonal.

Mogherini ka inkurajuar gjashtë kryeministrat për të përshpejtuar punën e nevojshme në mënyrë që t’i përmbushin pritjet e qytetarëve të tyre dhe t’i afrohen sa më shpejt BE-së./Lajmi.net/