Mogherini ikën, Basha vjen – Dy zyrtarët takohen në Rinas

Kreu i Partisë Demokratike të SHqipërisë, Lulzim Basha ka mbërritur nga Berlini rreth orës 13.30, teksa në të njëjtën orë në aeroport ishte dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Lajme

18/04/2018 14:20

Teksa, Mogherini do të nisej për në Shkup e më pas nesër për në Podgoricë, zhvilloi një takim disaminutësh me kryetarin e PD-së Basha, detajet e të cilit pritet të bëhen publike në një konferencë për shtyp nga vetë kreu i opozitës, raporton Tch.