Mogherini flet për fazë intensive të dialogut, konfirmon takimin Thaçi-Vuçiq

Autoritetet nga Brukseli kanë konfirmuar se të dielën do të takohen presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksander Vuçiq.

Lajme

19/06/2018 11:59

Zyra e Federica Mogherinit ka dalë me komunikatë ku është konfirmuar se të dielën në Bruksel do të takohen Thaçi e Vuçiq.

“Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, do të jetë nikoqire e takimit mes Thaçit dhe Vuçqit, më 24 qershor 2018”, thuhet në komunikatën e lëshuar.

Mogherini dhe presidentët thuhet se do të vazhdojnë punën e tyre për normalizim të raporteve, do të shqyrtojnë marrëveshjet ekzistuese dhe do të diskutojnë hapat në vazhdim të një faze intensive të bisedimeve.

Lexoni edhe:

Zyrtare: Thaçi dhe Vuçiq takohen të dielën, nis faza e fundit e dialogut