Mogherini: Është koha që t’i japim fund konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë

Unë besoj se ekziston një shans i vërtetë për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme ligjore për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në muajt e ardhshëm.

Lajme

03/09/2018 17:01

Kështu ka thënë  shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

“Unë besoj se ekziston një shans i vërtetë që Aleksandar Vuçiq  dhe Hashim Thaçi mund të arrijnë marrëveshje për të gjitha çështjet e hapura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjore për normalizimin e marrëdhënieve midis dy palëve, një marrëveshje që është plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe që mund të kontribuojë në stabilizimin e të gjithë rajonit “, tha Mogerini në fjalimin e saj për ambasadorët e BE-së në Bruksel, transmeton lajmi.net

Mogherini tha se BE duhet “të vazhdojë të punojë në Ballkan dhe Ballkanadit duhet të punojnë me me vendosmëri, këmbëngulje dhe kokëfortësi”, duke shtuar se “viti i kaluar ishte tepër intenziv” dhe se “muajt e ardhshëm do të jenë edhe më vendimtar”.

“Më lejoni të lëvizi me datat sepse vitin e ardhshëm, 2019, 20 vjet pas luftës në Kosovë, besoj se është koha ta përfundojmë më në fund konfliktin. Pra, besoj se ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi së bashku me partnerët tanë në Evropë, rajon dhe në skenën ndërkombëtare, duke filluar me Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për të mbështetur negociatat përmes dialogut dhe brenda bashkësisë ndërkombëtare “, tha Frederica Mogherini.

Përfaqësuesja e  Lartë e BE-së për Politikën dhe Sigurinë e Jashtme rikujtoi se Athina dhe Shkupi arritën një marrëveshje një vit më parë dhe se një referendum mbi këtë çështje do të mbahet brenda disa javësh dhe se viti i ardhshëm do të jetë një vit intensiv për përgatitjet për hapjen e pranimit  së negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

“Këto mundësi duhet të përdoren tani – ky vit është viti. Nuk është çështje e koncesionit, është në interes të qytetarëve evropianë, brenda dhe jashtë BE-së”. Në Ballkan sot, është shumë e qartë se BE është një pikë referimi. për të gjithë ata që kanë frikë se forcat e tjera janë gjithnjë e më të pranishme në rajon – sa herë që jemi të pranishëm në rajon, për të tjerët nuk ka vend “, shtoi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri./Lajmi.net/