Mogherini dhe Bërnabiq: Paqja dhe stabiliteti janë të një rëndësie të veçantë

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini, ka qëndruar në Serbi, ku është pritur përveç presidentit, Aleksandër Vuçiq edhe nga kryeministrja Ana Bërnabiq.

Lajme

19/04/2018 23:28

Ato pajtuar që ruajtja e paqes dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie të veçantë shkruan Informer, përcjell Klan Kosova.

Mogherini dhe Bërnabiq kanë thënë se është shumë me rëndësi që të vazhdojë dialogu Prishtinë – Beograd.

Bërnabiq i ka thënë Mogherinit se pavarësisht se Raporti i Progresit ka gjetur se ka përparime, duhet ende punë dhe përpjekje, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe lirinë e mediave.

Ndërsa, Mogherini, ka theksuar se kryesimi i Presidencës së BE-së nga Bullgaria është shumë me rëndësi për situatën dhe mundësitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.