Mogherini bën thirrje për zgjidhjen e krizës në Gjirin Persik

Shefja e Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka bërë thirrje për bisedime të menjëhershme për zgjidhjen e krizës së vendeve të Gjirit Persik, në mes Katarit dhe vendeve fqinje.

Bota

23/07/2017 23:58

Thirrjet e Mogherinit janë bërë përmes një deklarate që është lëshuar të dielën, pasi ajo është takuar me Sheikin e Kuvajtit, Emir Al Sabah dhe e ka shprehur përkrahjen e BE-së, në përpjekjet e tija të pandalshme për t’i gjetur zgjidhje këtij problem.

Ajo i ka ftuar të gjitha palët që të përfshihen në negociata dhe të akordohen në mes parimeve dhe t’i gjejnë një rrugëdalje për krizën.

Në këtë deklaratë thuhet se BE-ja është e gatshme që ta përkrahë procesin e negociatave dhe të asistojë në implementimin e një plani që do e zgjidhte krizën, veçanërisht në fushën kundër-terrorizmit, raporton Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.