Mogherin dhe Hahn: Zgjedhjet paqësore dhe të rregullta

Bashkimi Europian ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri.

Lajme

26/06/2017 21:46

Përfaqësuesja e Lartë për politikë të Jashtme Frederica Mogherini dhe komisionari Johannes Hahn kanë përshëndetur zgjedhjet.

Sipas tyre, subjektet partiake kanë bërë fushatë lirisht.

“Procesi zgjedhor ishte paqësor dhe i rregullt. Do të angazhohemi që Shqipëria të ecë para në plotësimin e reformave për integrimin në BE”, thuhet në deklaratën e përbashkët.