Moggi: Barcelona – Juventus, ky ekip do të kualifikohet në gjysmëfinale!

Luciano Moggi nuk beson se Barcelona mund të rikthehet ndaj Juventusit pas humbjes në ndeshjen e parë me rezultat 3:0.

Sport

18/04/2017 09:04

Ish drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi nuk beson se Barcelona mund të rikthehet ndaj Juventusit pas humbjes në ndeshjen e parë me rezultat 3:0.

“A mund ta bëj Barcelona një rikthim sikurse ndaj PSG-së? Jo, absolutisht. Mbrojtja e Juventusit është diçka tjetër”, ka deklaruar Moggi për AS, përcjell “lajmi.net”.

“ A do ta fitoj Juventusi Ligën e Kampionëve nëse e eliminon Barcelonën? Ky do të jetë një hap i madh, por do të ketë punë të madhe”, ka theksuar ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy