Modric të luajë ndaj Bilbaos

Ndonëse nuk është lajm zyrtar, mirëpo është mjaft i gëzueshëm për Realin, pasi mediat spanjolle raportojnë se Modric do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Bilbaos.

Sport

03/03/2015 20:51

Sipas raportit të bërë nga e përditshmja spanjolle, AS, mësojmë se mesfushori kroat pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Real Madridit kundër Bilbaos.

Ky është një lajm shumë i mirë për skuadrën Mbretërore, duke e ditur se Modric është njëri nga lojtarët kryesor të kësaj skuadre.

Ai do të kishte sjellë një stabilitet të madh në mesfushën e skuadrës së Los Blancos.

Sidoqoftë, ende asgjë nuk është zyrtare. Një gjë e tillë pritet të konfirmohet nga Ancelotti në konferencën për shtyp para takimit.